Connect with us

Pinknews

Shenjat që pritet të pësojnë ‘stuhi’ këtë muaj/ Meri Shehu: Tradhti, martesa dhe para

DASHI

Duke qenë se është futur edhe Marsi në Luan dhe është planeti që udhëheq Dashët, nga dita e djeshme është futur, mendoj se do të kenë një muaj shumë erotik. Do të jenë të pa përballueshëm në këtë periudhë. Por duhet të kenë kujdes tek ekonomia, si duket flirtet e mëdha, daljet e mëdha, angazhimet e mëdha, duan edhe lekë shumë. Do të rrezikojnë shumë në çështjet ekonomike, mund të futen në kreditime të fuqishme, të pallogaritshme. Edhe çështjet ligjore nuk i kanë shumë të qeta sepse është Mërkuri në Shigjetar, është akoma Afërdita në Shigjetar dhe përballen këta me Saturnin, Jupiterin. Ka abuzime, ka teprime. Me dashurinë janë mirë.

DEMI

Është një muaj shumë i rëndësishëm. Është një fije e hollë mes suksesit dhe dështimit, në jetën personale ose në bashkëpunime të rëndësishme. Hëna e Re i dha disa impulse për hapje të reja, mundësi të reja, ose i frymëzoi që të luftonin dhe të merrnin atë mendonin që u përkiste. Por tani priten rezultate më datën 15 me Hënën e Plotë në shenjën e tyre. Do të shikojnë ça kanë ndërtuar, ça kanë rregulluar ose a është e mundur të qëndrojë kjo gjë, qoftë në një marrëdhënie personale, qoftë në një bashkëpunim, apo do të përmbyset.

BINJAKËT

Nuk është se kam fjalë shumë të mira. Është viti i Binjakëve se është Jupiteri në shenjën e tyre. Por tani Jupiteri është retrogradë dhe Mërkuri që është në Shigjetar përballet me atë Jupiterin në Binjakë. Kur dy planetë i përkasin shenjave respektive dhe përballen, ata e plotësojnë dhe e ndihmojnë njëri-tjetrin. Ka prapaskena në punë, Hëna e Plotë në Dem tregon për prapaskena në punë dhe Marsi në Luan tregon se Binjakët do të marrin më furi se sa duhet dhe duhet të kenë kujdes për disa veprime të tyre, se mund të shkaktojnë trazira përreth.

Shenjat që pritet të pësojnë ‘stuhi’ këtë muaj/ Horoskopi për nëntorin nga Meri Shehu: Tradhti, martesa dhe para
GAFORRJA

Kaluan një fundjavë shumë të vështirë. Marsi ka qenë në fund të Gaforres në kundërshtim me Plutonin në Bricjap, i cili më 19 nëntor do të kalojë në Ujor. Tani po rimarrin veten dhe hapi i parë është në çështjet ekonomike. Punën nuk e kanë shumë mirë këtë periudhë, kanë ca ngatërresa dhe duhet të kenë kujdes. Nëse do u jepet një punë për të lëvizur jashtë, ose do kenë debate në punë, duhet që t’a shikojnë me kujdes këtë moment, që të mos futen në rryma të paqarta. Unë do të tentoja më shumë te çështja ekonomike dhe te mbështetja e miqve. Një lajm i mirë ose një surprizë rreth datës 15 nëntor mund t’i japë një mbrojtje ose do të kthejë një situatë në favor të tyre.

LUANËT

Që dje kemi Marsin në shenjën e tyre. Luanët janë shenjë e zjarrit dhe Marsi është planet me një muaj të zjarrtë të mundshëm dhe bashkohen dy zjarre bashkë. Luani përhapet me dashuri, nuk i pëlqen lufta. Po të ishte Luani aq i zgjuar sa të përdorte zjarrin për luftë mbase nuk do të ishim sot në planetin Tokë. Është një nga shenjat që mashtrohet më kollaj, po të mos e kishin këtë tendencë, do të ishin të pathyeshëm. Po ça ndodh? Kemi këtë Hënën e Plotë në Dem dhe shumë gjëra që kanë të bëjnë me karrierën mund të përmbysen ose mund të kalojnë një vështirësi. Diagonalja familje-karrierë duhet mbajtur në kujdes. Megjithatë do të ecin mirë në çështjet ekonomike të prapambetura pas datës 11 do i rregullojnë.

VIRGJËRESHA

Rreth datës 12 futet Afërdita në Bricjap dhe i ndihmon. Mund të kenë sukses përsa i përket çështjeve ekonomike dhe jetës erotike pas datës 11-12 e tutje. Ndërkohë duhet të kenë kujdes për prapaskena me punën deri më datë 12. Kursi Marsi në Luan i bën nervoz me veten.

PESHORJA

Janë një nga shenjat më me fat këtë vit. Peshoret janë të mira, por po morën pushtetin nuk e lënë pastaj atë, duan gjithmonë të luajnë me kandarin, nuk e lëshojnë kollaj. Pas datës 12 mund të reklamojnë shumë vetën, mund të bëjnë një punë që bie në sy, mund të fitojnë pushtet dhe mund të fejohen e martohen. Peshorja është shenjë e bashkëpunimit dhe e martesës. Hëna e Plotë në Dem ka të bëjë me disa trashëgimi dhe çështje ekonominë që lidhen me të tjerët. Por disa Peshore mund t’a përkthejnë edhe në tradhti që mund t’u ketë bërë partneri, ose ndonjë fjalë e papritur e thënë nga dikush që kanë qenë në një lidhje afatgjatë.

AKREPI

E kanë nisur muajin me Hënën e Re në shenjën e tyre dhe është një lajm i mirë për ta. Shumë Akrepë e kanë nisur me të reja, me iniciativa, me ndryshime. Presin Hënën e Plotë më datë 15 përballë shenjës së tyre të shikojmë kush ka ngelur, ose çfarë është bërë në bashkëpunim dhe jetën personale. Disa do të surprizohen për një ofertë të re dhe disa do të mërziten për një ndarje që nuk e prisnin. Futja e Afërditës në Bricjap është një element i mirë për të gjithë ata sepse jep stabilitet në plane, në qëllime dhe njohje.

SHIGJETARI

Kanë Mërkurin dhe Afërditën në shenjën e tyre deri nga data 10-12, kjo do të thotë që janë erotikë, dalin, janë aventurierë, flirtojnë, i kanë të gjitha. Kanë edhe komunikimin. Çështjet familjare mund t’i kenë pak të komplikuara dhe bashkëpunimet që i kanë me bazë ligjore shkojnë të tentojnë të prishen, por gjejnë një ekuilibër. Në 12-ditëshin e parë të muajit ngelin në vështirësi sepse janë konfuzë. Ekonomia merr ritme të mira.

BRICJAPI

Shenjë e Tokës, Afërdita futet në shenjën e tyre. Duhet të presin datën 12 që të sqarohen me ndjenjat, ose t’u sqarohet rruga e tyre erotike, ekonomike. Për momentin janë shumë konfuzë, të çorientuar, nuk dinë kë kanë inat, kë mund të sulmojnë, kush i sulmon. Nga natyra janë pak të ftohtë në shprehjen e ndjenjave dhe marrëdhënieve, e duke qenë edhe konfuzë dhe të ftohtë, është më mirë të presin datën 12. Pas kësaj date do jenë më të dashur, më bashkëpunues dhe më të relaksuar. Fati do u buzëqeshë në dashuri dhe ekonomi.

UJORI

Një nga ngjarjet më të rëndësishme në astrologji është rifutja e Plutonit në shenjën e Ujorit. Se ishte në fillim të vitit dhe u ndryshoi jetën Ujorëve, Luanëve, Akrepëve dhe Demëve të 10-ditësisht të parë. Ajo ngeli pezull se u kthye retrogradë në Bricjap dhe tani rikthehet më datë 19 në Ujor. Ndryshime të mëdha në jetën personale dhe atë sociale. Ujori ka të bëjë me të ardhmen, me reformën, me teknologjinë, me televizionin. Duke qenë se është Marsi përballë shenjës së tyre do të kenë antagonizëm të plotë, futet edhe Plutoni. Unë them që disa Ujorë që nuk mbajnë dot shumë, nuk do t’i përballojnë këto forca të mëdha planetare.

PESHQIT

Peshqit deri më datë 12 nëntor mos të presin asgjë. Janë vetë Peshqit që rastet që vijnë i pengojnë i pezullojnë ose bëjnë lëvizje dhe thonë gjëra që penalizojnë çështje në punë dhe personale. Bëhen polici i vetes së vet. Fusin veten në burg. Mbas datës 12 fillojnë të çlirohen dhe Hëna e Plotë në Dem sjell një ndryshim, një takim, një lajm të mirë. Plus edhe Afërdita në Bricjap meqë këta janë edhe shenjë e ujit, fillon dhe i jep mbështetje.

Advertisement