Connect with us

Lifestyle

Shenjat që tregojnë se po ushqeheni keq

Si të dalloni nëse keni mungesa ushqimore dhe si t’i korrigjoni ato?

Kequshqyerja apo ushqyerja e pamjaftueshme mund te reflektohet edhe ne shenja fizike, përveç atyre metabolike. Këto shenja nuk janë gjithmonë specifike dhe shpeshherë mund te reflektojnë mungesë të një sërë lëndësh ushqyese apo situatash që nuk lidhen detyrimisht me ushqimin.

P.sh., buzët e çara në anë, mund të shkaktohen nga mungesa e vitaminave B, por mund të rezultojnë edhe si pasojë e djegies në diell apo e dehidratimit.

Zakonisht shenjat klinike shfaqen në ato pjesë të trupit të cilat kërkojnë rigjenerim më të shpejtë, si p.sh. flokët, thonjtë, lëkura dhe aparati tretës (përfshirë këtu gojën dhe gjuhën). Me poshtë renditen disa nga simptomat, të cilat shfaqen në fazë relativisht të avancuar të mungesës ushqimore.

Flokët

Flokë pa shkëlqim, të thatë, që bien, apo që këputen lehtësisht, mund të lidhen me mungesë vitamine C, Proteinash, Zinku, Hekuri ose thjesht me mohimin apo abuzim me lëndët qe trajtohen.

Këshillë: shtoni konsumin e lëngut të portokallit, arrave të Brazilit, farave të kungullit dhe vezëve

Sytë

Sy të zbehte (mungese hekuri); me njolla, të thatë (mungesë vitamine A); të kuq në cepa (mungese vitaminash B). Arsye të tjera mund të jenë anemia e cila nuk shkaktohet nga mënyra e të ushqyerit, çrregullime të syve, alergji, moshim.

Këshille: Shtoni konsumin e thjerrave, karotave dhe mishit të kuq.

Buzët

Buzë të thata, të çara apo me plagë në anë (mungesë vitaminash B).

Këshille: merrni suplement te majasë ushqimore, konsumoni shpesh bulmetin, tërshërën, grurin, fasulet dhe peshkun.

Goja dhe mishrat e dhëmbëve

Mishra që gjakosen (mungese vitaminë C); gjuhë e lëmuar (mungese vitaminash B); ulje te shqisës së shijimit (mungese Zinku). Arsye te tjera mund te jene sëmundjet periodontale apo mungese higjiene e gojës.

Këshillë: konsumoni me shpesh brokolin, agrumet, mishin e kuq, farat e kungullit dhe ostriket.

Lëkura

Vështirësi në mbyllje të plagëve (mungesë proteinash, vitaminë C, Zinku); e thatë, e ashpër, pa yndyrë (mungesë acidesh lymore esenciale në dietë, mungese proteinash, vitaminash A dhe B); me hematoma apo gjakosje nën lëkurë (mungesë vitaminë C dhe K); e zbehtë (mungese hekuri)

Këshillë: konsumoni me shpesh vezën, domatet, panxharin, karotat, lakrën e kuqe, gjizën dhe sardelet.

Thonj

Thonj me valëzime (mungesë proteinash); në formë luge, të zbehtë (mungesë hekuri)

Këshillë: konsumoni shpesh thjerrat, panxharin.

Të tjera

Dementia, neuropati periferike (mungesë vitaminash B); gjëndra limfatike te ënjtura ne dy anët e qafës (mungese proteinash, Jodi); këmbë të harkuara (mungesë vitamine D)

Këshillë: konsumoni me shpesh prodhimet e detit, vezët, hurmat, shegët dhe merrni vaj të mëlçisë së merlucit në forme suplementi.

Lifestyle

Karakteristikat e njerëzve emocionalë

Njerëzit emocionalë ndjejnë dhimbje, ankth apo gëzim për ato situata që të tjerët i përcaktojnë si të parëndësishme.

Këta njerëz, kanë tendencë të tregojnë emocionet e tyre me lehtësi. nëse emocionet menaxhohen në një mënyrë strategjike dhe të vetëdijshme, mund të jetë një mënyrë e fuqishme për të zhvilluar krijimtarinë, intuitën, urtësinë, ndjeshmërinë ndaj të tjerëve: të gjitha aftësi të dobishme për individin dhe të gjithë komunitetin.

KARAKTERISTIKAT E NJERËZVE EMOCIONALË:

KANË NEVOJË PËR KOHË, QË TË MARRIN NJË VENDIM

Zgjedhjet e tyre bazohen në emocione. Ata duan kohë për të marrë një vendim, pasi udhëhiqen nga zemra.

JANË JASHTËZAKONISHT EMPATIKË

Ditë e keqe? Përvojë stresuese? Një person emocional do të jetë atje për t’ju mbështetur.

JANË TË BESUESHËM DHE REFLEKTUES

Ata janë njerëz të besueshëm dhe reflektues, minimizojnë mundësinë për të gabuar.

KANË NJË JETË EMOCIONALISHT INTENSIVE

Kush është shumë i ndjeshëm kombinon një masë më të madhe informacioni që vjen nga jashtë me ato të botës së brendshme, duke përjetuar një ndjenjë të plotësisë dhe ndryshueshmërisë, që e bën jetën intensive dhe stimuluese.

DËGJOJNË PA RËNË NË KEQKUPTIME

Ata janë të kujdesshëm dhe peshojnë me kujdes pasojat e veprimeve të tyre.

JANË MË TË PRIRË PËR ANKTH

Ky nuk është tipar pozitiv i tyre.

JANË INTUITIVË

Ata e dinë se kur ka diçka të gabuar, edhe në qoftë se ju nuk e thoni.

PËRDORIN KREATIVITETIN E TYRE

Njerëzit me ndjeshmëri të veçantë kanë tendencë të jenë më të vetëdijshëm për gjendjen e tyre emocionale: kjo lejon për shembull artistët, shkrimtarët, muzikantët, aktorët, piktorët, të arrijnë përsosmëri në punën e tyre.

Continue Reading

Lifestyle

Si të largoni nga rrobat tuaja njollat e qershive

Tashmë kemi hyrë në periudhën ku janë shfaqur frutat e ndryshme, shumica e të cilave janë të preferuarat e fëmijëve. Luleshtrydhe, qershi, kajsi, pjeshke etj.

Mirëpo, për nënat këto fruta janë disi edhe “dhimbje koke”, pasi nëse bien mbi rroba bëhen automatikisht njolla të vështira. Por për çdo gjë ka një mënyrë. Edhe nëse mbi veshje bie një luleshtrydhe apo qershi, të ashtuquajturat “fruta të kuqe”.

Pra, lexoni më poshtë se si mund t’i hiqni këto njolla:

Gjithçka që ju nevojitet është qumësht dhe limon.

Krijoni një përzierje të pjesëve të barabarta të qumështit dhe lëngut të limonit. Më pas zhytni një sfungjer të pastër në përzierje dhe fërkojeni lehtë njollën me të.

Shpëlajeni me ujë të ftohtë dhe zhytni në 5 litra ujë me një lugë detergjent rrobash. Lëreni për 8-10 orë, pra për një natë të tërë dhe më pas lajeni normalisht në lavatriçe.

Continue Reading

Lifestyle

Ja 3 arsye pse disa njerëz refuzojnë të bien në dashuri

    

Të biesh në dashuri mund të jetë një nga gjërat më emocionuese dhe më përmbushëse që mund t’i ndodhë dikujt. Por, për të arritur këtë destinacion ka shumë “gracka” rrugës që herë janë të paparashikuara dhe herë duhen shmangur për të mbërritur në synimin final, pra emocionet dhe zemrën e dashuruar me një partner/e.

Por, disa syresh thjesht refuzojnë të bien në dashuri dhe për këtë zgjedhje ka disa arsye që qëndrojnë pas.

1. Jeni shumë të fokusuar te pavarësia

Njerëzit e pavarur janë të fortë, ata e dinë se çfarë duan dhe dinë si ta arrijnë atë. Por, sado e bukur të duket liria si personale, financiare apo edhe ajo ndjenjave, sërish vetmia është një mallkim i fshehur. Ata që përkushtohen te pavarësia kanë shumë frikë të jenë “të varur” edhe për gjërat më bazike në jetë, ndaj heqin dorë nga ideja e të qenit çift.

2. Keni frikë të përfshini persona të tjerë në gjërat që i keni arritur vetë

Kur je i/e suksesshme, pse duhet një person tjetër për t’u mbështetur? Ju keni punuar shumë për të pasur jetën që keni ndërtuar për veten tuaj sot. Por, shkaku i vërtetë i statusit beqar është frika për të pasur në shtëpi dikë që do e adhuroni dhe do zaptojë hapësirat për të cilat ju vetë keni investuar ide, para, energji etj.

3. Ju pëlqen të jeni vetëm

Ndoshta, jeni ai tipi i personit që ju pëlqen koha me veten tuaj, pini kafenë në qetësi absolute dhe kjo është zona juaj tipike e sigurisë. Por, të flasësh vetëm për veten dhe të rrish vetëm me veten shpesh sjellë një ndjenjë izolimi. Koha për ju është gjithçka, ndaj nuk lejoni dikë tjetër që ta “pushtojë”./anabrl

Continue Reading

Lifestyle

13 ushqimet që s’duhen ruajtur në frigorifer

Të gjithë e ruajmë ushqimin në frigorifer, por jo çdo ushqim është i përshtatshëm për t’u ruajtur në temperatura të ulta. Ka raste që i ftohti përshpejton shpërbërjen ose ndryshon shijen origjinale. Është e vërtetë se shumë produkte ushqimore duhet të ruhen në frigorifer, ndërsa ka disa ushqime të veçanta që kurrë nuk duhet të qëndrojnë në të ftohtë. Më poshtë po ju prezantojmë me një listë produktesh që nuk e “duan” ambientin e ftohtë.

Borziloku
Borziloku nuk mund të ruhet në frigorifer, sepse temperaturat e ftohta e bëjnë të thahet shpejt. Ai gjithashtu ka tendencën të thithë aromat e ushqimeve të tjera në frigorifer.

Domatet
Në qoftë se ruhen në frigorifer, domatet humbasin shijen. I ftohtii i pengon ato të piqen.

Patatet
Patatet përkeqësohen në temperatura të ulëta. I ftohti i bën ato më të pudrosura me miell; niseshteja kthehet në sheqer dhe shija e tyre ndryshon.

Buka
Buka është një nga ushqimet që shumë njerëz e mbajnë në frigorifer dhe ky është një gabim i madh. Me temperaturat e ulëta, buka “plaket” para kohe dhe humbet shije.

Frutat ekzotike
Përderisa bëhet fjalë për fruta që bëhen në klimë të ngrohtë, temperaturat e ulta të frigoriferit nuk bëjnë për to. Ananasi, avokado dhe banania nuk duhet të ruhen në frigorifer, pasi në këtë mënyrë ato dekompozohen.

Qepa dhe hudhra
Qepa dhe hudhra forcohen në frigorifer. I mbani ato në një vend të errët, të ftohtë dhe të thatë.

Pjeshka
Në më pak se 10 gradë pjeshka humb shijen dhe vetitë. Është e preferueshme të mbahet në temperaturë dhome.

Mjalti
Një tjetër gabim është të mbani mjaltin në frigorifer. Mjalti, në sajë të përbërësve dhe pH të tij, ruhet më mirë dhe më gjatë jashtë. Kur ruhet në frigorifer, priret te kristalizohet dhe të humbasë shumë nga vetitë e tij.

Vaji i ullirit
Vaji i ullirit, nëqoftëse ruhet në frigorifer, kondensohet dhe trashet, duke u bërë si gjalpë. Për më tepër, ai humbet shijen e tij origjinale. Ruajeni vajin e ullirit në një vend të ftohtë, larg nga drita.

Çokollata
Kur çokollata futet në frigorifer, në sipërfaqen e saj formohet një shtresë e bardhë, e cila i ndryshon shijen. Kafeja në frigorifer preket nga i njëjti ndryshim me atë të çokollatës.

Drithërat, makaronat, mielli dhe sheqeri
Drithërat, makaronat, mielli, sheqeri dhe ushqime të këtij lloji janë bërë për t’u ruajtur në temperaturë dhome. Nëqoftëse ju i mbani ato në temperatura të ulëta, ata do të humbasin vetitë e tyre, vitaminat, shijen dhe cilësinë.

Disa lloje të proshutës
Ka lloje të ndryshme të proshutave që në frigorifer humbasin shijen e “veçantë” që i dallon ato. Edhe pse kanë karakteristika të ngjashme me mishin, duhet të ruhen në temperaturë dhome.

Continue Reading

Lifestyle

Disa arsye pse meshkujt tradhtojnë

1. Nuk ndihen më sikur janë në në lidhje

Arsyeja kryesore përse meshkujt tradhtojnë është sepse emocionalisht, ndihen të shkëputur nga lidhja, ose të paktën në aspektin seksual. Ata mund të kenë humbur interesin në tërësi ose mund të jenë mërzitur me seksin monoton.

2. Iu dha një mundësi dhe e shfrytëzoi

Mund të jetë një kolege, një shoqe klase ose edhe një e panjohur në një lokal. Entuziazmi i diçkaje të re mund ta bëjë atë të ndihet si i dëshiruar sërish.

3. Ai po vuan nga një pështjellim ndjenjash

Meshkujt mund të tradhtojnë edhe kur ndodhen në një kaos emocional, pas një sherri me partneren ose diçka të ngjashme. Meshkuj të ndryshëm i përballojnë situata të tilla duke konsumuar alkool, drogë-ra të ndryshme ose seks të ndaluar. Ata mund të provojnë gjithçka për të larguar dhembjen dhe seksi funksionon më së miri.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING