Bota
Shërbimet sekrete të SHBA dhe Gjermanisë: Hakmarrja e Rusisë ndaj Ukrainës do të jetë ‘Apokalips masiv’

Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që Rusia të “hakmerret ndjeshëm” kundër Ukrainës në përgjigje të sulmit me dron që shkatërroi rreth 20 avionë strategjikë rusë.
Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarët amerikanë, të cituar nga New York Times. Inteligjenca amerikane – shkruan gazeta amerikane – nuk ka identifikuar ende se çfarë mund të godasë Rusia, por zyrtarët besojnë se Moska mund të rifillojë sulmet me dron kundër objektivave civile, të godasë rrjetin energjetik ose të lëshojë valë të reja raketash balistike me rreze të mesme veprimi.
Të njëjtën pritshmëri kanë edhe zyrtarët dhe ekspertët gjerman. Në prononcimet për mediat në Gjermani, ata theksojnë se, Përgjigja ruse me siguri do të jetë me raketa balistike, raketa kruiz dhe dronë.
Objektivat janë të paqarta, por duket se Kievi do të jetë në fokus. Gjithashtu, nuk është e pamundur që ata të shpërthejnë një tjetër “Oreshnik” (një raketë me rreze të mesme veprimi, red.) me një kokë betoni – për të treguar se ata, në parim, janë të aftë të dërgojnë një raketë me majë bërthamore në Ukrainë.
Prandaj, do të ketë një përgjigje, dhe do të jetë masive – por, pavarësisht fushatave ruse të dezinformimit, nuk do të jetë bërthamore.
Sakaq, bëhet e ditur se sulmet ukrainase shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike në pjesë të mëdha të territorit të kontrolluar nga Rusia në rajonet Zaporizhzhia dhe Kherson në jug të Ukrainës, duke lënë qindra mijëra njerëz pa energji elektrike, thanë të martën zyrtarë të instaluar nga Rusia.
Zyrtarët thanë se nuk kishte efekt në operacionet në centralin bërthamor të Zaporizhzhia – objekti më i madh bërthamor në Evropë, i cili u pushtua nga Rusia në javët pas pushtimit të Ukrainës nga Moska në shkurt 2022.
Zyrtarët rusë që drejtojnë centralin thanë se nivelet e rrezatimit ishin normale në objekt, i cili funksionon në modalitetin e mbylljes dhe nuk prodhon energji për momentin.

