Connect with us

Bota

Shërbimi sekret ukrainas ndërpret programet ruse dhe shfaq pamje nga lufta

    

Shërbimi i inteligjencës ushtarake ukrainase (HUR) thuhet se ka arritur të ndërpresë programin e disa kanaleve televizive ruse dhe ta zëvendësojë atë me një video për luftën në Ukrainë.

“HUR hakoi televizionin rus dhe e bëri të dukshëm realitetin e luftës”, thanë burimet e inteligjencës për Kyiv Post. Videoja thuhet se është transmetuar tre herë mbrëmjen e së mërkurës. Si rezultat i sulmit, gjithsej nëntë kanale duhej të pezullonin përkohësisht programet e tyre, tha ai.

Advertisement