Connect with us

Pinknews

‘Sherr doni, sherr bëj unë’, plas në Big Brother

Një pjesë e banorëve komentuan sjelljen e Valbonës ndaj Armaldos në dhomën e gjumit.

Efi tha se priste që Valbona të ishte më e përgatitur duke qenë se hyri shumë vonë në shtëpi dhe mund ta kishte studiuar situatën nga jashtë.

Olta u shpreh se Valbona u tregua ndryshe në ‘Prime’, kur tha “Sherr doni ju? Sherr do keni”.

Ndërsa Armaldo tha se i ka thënë Valbonës që ka kohë sa të dojë për debate, pasi e ka rrugën e shtruar, duke marrë parasysh faktin që prej pak ditësh është bërë pjesë e shtëpisë, ndryshe nga shumica që kanë më shumë se një muaj brenda.

Advertisement