Një përleshje mes fqinjësh ka ndodhur në lagjen e Shuto Orizares, ku përveç sendeve të forta është përdorur edhe armë zjarri.
Për pasojë është lënduar një 51 vjeçar dhe një i mitur.
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se lidhur me rastin janë arrestuar dy persona.
“Më datë 02.08.2023 zyrtarët policor nga SPB Shkup kanë privuar nga liria S.F (38) dhe S.N (31), që të dy nga Shkupi. Ata dyshohen se në një parcelë në bulevardin ‘Brigada Maqedono-Kosovare” në Shkup kanë marrë pjesë në një përleshje fizike mes dy familjeve fqinje, në të cilën është përdorur edhe arma e zjarrit dhe mjete të forta… Të lënduarit janë dërguar në spitalin ‘8 Shtatori’ ku u është ofruar ndihma mjekësore”, thuhet në njoftimin e MPB-së.