Aktualitet
Sherr me thika në një lokal, një i plagosur përfundon në spital
Një sherr ka përfunduar në përdorimin e thikave në një local në Roskovec.
Mësohet se 1 person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes me një grup të posaçëm hetimor që ka nisur hetimin, teksa pritet që të zbardhen detajet.