Kronike
Sherr mes shqiptarëve dhe italianëve në diskotekë
ITALI- Një përleshje mes një grupi shqiptarësh dhe italianësh ka ndodhur para një klubi nate në via Sampierdarena, në orën dy të mëngjesit përballë hyrjes së klubit të natës.
Sipas mediave vendase, alarmi është ngritur nga shoferët e disa taksive që qëndronin para klubit dhe disa banorëve të zonës.
Në vendngjarje për të shuar përleshjen mbërritën policët e zonës dhe arrestuan gjashtë persona, katër italianë dhe dy shqiptarë, dajë e nip, të gjithë të denoncuar për sherr.
Njëri nga dy shqiptarët, një tridhjetë vjeçar, u arrestua më pas, pasi kur mbërritën agjentët, në vend që të qetësohej, u hodh në drejtim të një polici duke e goditur dhe e plagosur. Oficeri raportoi mavijosje të lehta.