Connect with us

Kronike

Sherr mes vëllezërve/ Njëri qëllon me kallashnikov në ajër, arrestohet 33-vjeçari

Një 33-vjeçar në Dimal është arrestuar nga policia pasi qëlloi me kallashnikov në ajër pas konfliktit me vëllain. mësohet se Leonard Tafa ishte konfliktuar me vëllanë e tij, dhe më pas kishte qëlluar me kallashnikov në ajër, në afërsi të banesës.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Telefonata”, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, për parandalimin e një ngjarje të mundshme kriminale, në familje. Në mesnatë, qëlloi me kallashnikov në ajër, në afërsi të banesës së tij, pasi u konfliktua me vëllanë, vihet në pranga 33-vjeçari.

Menjëherë pas njoftimit nga disa shtetas, se familjari i tyre po qëllonte me armë zjarri në ajër, në afërsi të banesës, shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë, në fshatin Goriçan.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe i veprimeve profesionale të shërbimeve të Policisë, në kuadër të operacionit “Telefonata”, u neutralizua autori, shtetasi L. T., 33 vjeç, i cili dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, ishte konfliktuar me vëllanë e tij, dhe më pas kishte qëlluar me kallashnikov në ajër, në afërsi të banesës. Vijojnë kërkimet për gjetjen e armës.

Advertisement