Connect with us

Rajon

Sherr në burgun e Maqedonisë së Veriut, dy gardianë përleshen me njëri-tjetrin, plagoset njëri prej tyre

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në ambjentet e burgut “Idrizovë” në Maqedoninë e Veriut. Dy punonjës të burgut janë përleshur me njëri-tjetrin për arsye ende të paqarta e si pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve, punonjësi ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij në vendin e punës. Nuk dihet ende shkaku i konflikti mes tyre, teksa i plagosuri ka marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë, policia tha se po merren masa për zbardhjen e rastit.

Advertisement