Rajon
Sherr në burgun grek, mediat: Shqiptari goditi me thikë bashkatdhetarin e tij
Një plagosje ka ndodhur brenda në burgun e Malandrinos, ku dy shqiptarë janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas “Protothema”, ngjarja ka ndodhur 2 ditë më parë, por fatmirësisht u ndërhy në kohë nga gardianët e burgut. Megjithatë një 39-vjeçar shqiptar mbeti i plagosur, por identiteti i tij ende nuk është bërë me dije.
I huaji është dërguar i gjakosur rreth orës 12 të së dielës në spitalin e Amfisës, ku mjekët i kanë trajtuar plagët dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Si autor i plagosjes së tij është identifikuar një bashkatdhetar 30-vjeçar. Deri më tani, bëhet me dije se autori ashtu edhe viktima vuan dënime të rënda me burg për krime të rënda .
Shkaqet e ngjarjes së përgjakshme janë duke u hetuar, ndërsa ndaj 30-vjeçarit shqiptar është ngritur një tjetër dosje për plagosje dhe posedim të thikës në burg.