Kronike
Sherr në Durrës, plagoset rëndë një person
Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri të ndodhur në Durrës. Ngjarje mësohet të ketë ndodhur në lagjen nr.17 të Durrësit. Të dy personat e përfshirë në sherr kanë qenë ulur në një lokal në Durrës duke konsumuar alkool, në tavolina të ndryshme.
Por, në mënyrë të papritur janë përfshirë në një sherr dhe janë zënë me njëri-tjetrin me sende të forta.
Për rrjedhojë, një prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa tjetri është ndaluar nga policia. Ende nuk dihet se për çfarë arsye ka nisur sherri mes tyre.