Connect with us

Bota

Meksikë/ Vriten 12 persona në lokal, 6 prej tyre gra

Të shtëna me armë në Meksinë. Dymbëdhjetë persona u vranë dhe tre u plagosën nga të shtënat me armë zjarri të shtunën në një sulm në një bar në qytetin Irapuato, në shtetin qendror meksikan të Guanajuato. Autoritetet komunale të Irapuato konfirmojnë vdekjen e gjashtë burrave dhe gjashtë grave, si dhe plagosjen e tre personave. Autoritetet lokale nuk saktësojnë se cilët ishin autorët e sulmit që hapën zjarr në lokal apo motivet e tyre.

 

Ky është vrasja e dytë masive në shtetin e Guanajuato në më pak se një muaj dhe vjen në një kohë kur Meksika ka qenë dëshmitare e një rritje të sulmeve me armë. Shkaku i sulmit ende nuk dihet. Në një deklaratë zyrtare, qeveria e qytetit tha se forcat e sigurisë po përpiqen të kapin sulmuesit. Sulmet vdekjeprurëse nga persona të armatosur kanë hedhur në qendër të vëmendjes dhunën që ka pllakosur Meksikën prej vitesh.

Guanajuato është një qendër e madhe dhe vend prodhimi për shumë nga prodhuesit kryesorë të makinave në botë dhe është tronditur vitet e fundit nga luftërat brutale të terrenit midis bandave rivale të drogës. Më herët në shtator, persona të armatosur qëlluan për vdekje dhjetë persona në një bar në qytetin Guanajuato të Tarimoro, rreth 60 milje në juglindje të Irapuato.

Advertisement