Connect with us

Kronike

Sherr në Vlorë, 40-vjeçari qëllon në këmbë kunatin

Sherri për motive të dobëta ka përfunduar në përplasje me mjete të ftohta në Vlorë, teksa një person rreth të 40-tave me inicialet G.K. ka goditur me thikë në këmbë kunatin e tij, R. D., rreth 30 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20, në lagjen “24 Maji”.

Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin G. K., i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Shtetasi R. D. ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, në kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertisement