Connect with us

Aktualitet

Sherri agravoi në përleshje me thika dhe shkopinj në rrugë, arrestohen 4 shqiptarë në…

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga 4 shqiptarë. Arrestimi i tyre mësohet se ka ardhur pas një operacioni të zhvilluar në Bolzano të Italisë. Sipas raportimeve të mediave italiane 4 shqiptarët e arrestuar janë përfshirë në një përleshje të dhunshme. Mësohet se gjithçka nisi pranë një Panair dhe më pas përfundoi më një përleshje në rrugët e qytetit me thika, shkopinj dhe zinxhirë.

Nga përleshja janë plagosur disa persona të cilët u dërguan në spital, teksa 4 prej tyre janë ndaluar nga policia. Aksioni përfundoi mëngjesin e djeshëm, bazuar edhe te urdhri i Gjykatës së Bolzanos.  Krimi kishte ndodhur më 1 maj, por masat e arrestit ndaj 4 shqiptarëve u ekzekutuan vetëm 23 maj. Krimet për të cilat akuzohen përfshijnë përleshjen, lëndimet e rënda trupore, sulm me pasoja të rënda, e posedim të paligjshëm të armëve.

Advertisement