Aktualitet
Sherri me sende të forta/ Dy kushërinjtë që dhunuan 38-vjeçarin do ndiqen në gjendje të lirë

Tre ditë pas ngjarjes ku tre persona u përleshën fizikisht në Kamëz, policia ka arrestuar dy kushërinjtë Marjo dhe Ersjon Boja.
Mesditën e 24 marsit, ata i prenë rrugën 38-vjeçarit Redi Vata në Kamëz dhe e dhunuan me sende të forta.
Sherri mes tyre ndodhi për motive të dobëta, dhe si pasojë e plagëve të marra 38-vjeçari u dërgua në spital. Prokuroria ndërkohë ka vendosur procedimin në gjendje të lirë ndaj tyre.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 kapën shtetasit e shpallur në kërkim M. B., 26 vjeç dhe E. B., 30 vjeç, pasi më datë 24.03.2025, në Kamzë, për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me sende të forta, shtetasin R. V.. Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë së Tiranës, e cila vendosi procedimin në gjendje të lirë të këtyre 2 shtetasve“-njofton policia.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Marjo Boja, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë (me leje) dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

