Aktualitet
Sherri me shkopinj bejsbolli/ Reagon Jashar Maja: O fisi Rraja, o ne në rrethin e Krujës
Pas dhunës barbare nga fisi i deputetit të PS, Rrahman Rraja, ka folur për News24 i plagosuri Jashar Maja.
Ai ka deklaruar se kanë qenë duke pirë kafe bashkë me kushëririn e tij, Bilbil Maja, në momentin që u sulmuan. Ai kërkon drejtësi nga shtetit, ndërsa thotë se nëse autorët nuk marrin dënimin e merituar, do të bëjë vetëgjyqësi.
“Ishim duke pirë kafe me Fkushëririn kur na sulmuan. Po bisedonim që plasjet e minave të jenë më të buta. Dy minuta pas kësaj bisede erdhi fisi Rraja e na sulmoi, me shkopinj bejsbolli. Na dhunuan e ofenduan në mënyrën më çnjerëzore. Nuk i njihja personat që na dhunuan, e mësova sot në media.
Unë kërkoj drejtësi nga shteti për këtë ngjarje që ndodhi. Nëse shteti nuk bën drejtësi, do të bëj vetëgjyqësi. Nëse nuk jepet dënimi i merituar do të bëj vetëgjyqësi. O fisi Rraja, o ne në rrethin e Krujës, nuk i kam borxh. Unë kam dëmtime në shumë pjesë të trupit. Djali i xhaxhait tim ka më shumë dëmtime se unë”, ka deklaruar ai./balkanweb