Aktualitet
Sherri me thika në Durrës, të rinjtë zihen për TikTok-un
Një sherr me thika është regjistruar në Durrës pranë shkollës së muzikës ‘Jan Kukuzeli’, në lagjen numër 3 në qytetin bregdetar. Dy persona, Xheson Metushi 18 vjeç banues në Lushnje dhe Bekim Grifshi 19 vjeç në Durrës kanë plagosur njëri-tjetrin, duke përdorur edhe thikë.
Të dy personat e plagosur janë nisur me urgjencë në spitalin e Durrësit, teksa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Shkaku i sherrit është postimi i një video në rrjetin social Tik Tok, teksa para disa ditësh të rinjtë ishin konfliktuar në mënyrë verbale përmes mesazheve në rrjetet sociale më pas e kishin lënë që të takoheshin.