Connect with us

Rajon

Sherri mes çiftit degradon në konflikt mes familjarëve, dy të plagosur

Katër persona janë arrestuar ndërsa dy të tjerë janë plagosur pas një sherri të dhunshëm në një familje shqiptare në Rethymno të Kretës pasditen e së shtunës.

Sipas mediave greke, u desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar sherrin që shpërtheu në një familje shqiptare. Gjithashtu sipas informacioenve, çdo gjë nisi pas një sherri mes çiftit të familjes dhe në vazhdim gjërat u përkeqësuan prej ndërhyrjes së familjarëve të të dy palëve.

Dy persona u plagosën, njëri prej të cilëve në gjendje më të rëndë, ndërsa tjetri është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka vendosur në pranga 4 të përfshirë, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Autoritet thanë se po hetojnë shkaqet e përplasje mes familjeve shqiptare dhe problemet mes çiftit që ishte edhe fillesa e sherrit mes tyre.

Advertisement