Connect with us

Aktualitet

Sherri mes dy fiseve/ Majat po pinin kafe, anëtarët e fisit tjetër i dhunuan me…

Një konflikt verbal ka degraduar drejt dhunës ditën e sotme në fshatin Borizanë pranë Krujës, teksa të plagosur mbetën dy anëtarë të fisit Maja.

Mësohet se Jashar Maja së bashku me disa të afërm të tij po konsumonin kafe në një bar pranë autostradës, kur rreth orës 11:00 disa anëtarë të fisit Rraja kanë mbërritur në të njëjtin vend.

Këta të fundit kanë dhunuar Majat me tytën e armëve dhe me sende të tjera duke bërë që dy prej tyre të përfundojnë në spital.

Shkak për përplasjen e dhunshme janë bërë guroret që operojnë në këtë zonë, për të cilat banorët janë ngritur disa herë në protestë.

 

 

Besohet se një prej guroreve është në pronësi të fisit Rraja, të cilët edhe kanë dhunuar dy anëtarët e fisit Maja, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në kryeqytet./balkanweb

Advertisement