Connect with us

Aktualitet

Sherri mes minorenëve/ Gjimnazi “Qemal Stafa” hedh poshtë njoftimin e Policisë, ja çfarë thotë

Gjimnazi “Qemal Stafa” në Tiranë ka reaguar në lidhje me ngjarjen e raportuar nga Policia, për një konflikt mes dy 15-vjeçarëve në ambientet e kësaj shkolle, ku njëri prej tyre ishte plagosur në këmbë me mjet prerës.

Në një postim në rrjetet sociale, gjimnazi “Qemal Stafa” bën me dije se ata nuk ishin nxënës të saj dhe se ky gjimnaz nuk zhvillon mësim pasdite, por vetëm me një turn, paradite. Ajo shton më tej se në ambientet e kësaj shkolle prej gati dy vitesh gjatë pasdites zhvillon mësim gjimnazi me orientim gjuhësor “Asim Vokshi”.

Gjimnazi “Qemal Stafa” thotë se informacioni nga autoritetet është dhënë gabim dhe se Policia do të saktësojë rrethanat e ngjarjes.

Reagimi:

Përgënjeshtrim mbi ngjarjen e publikuar në media!

Në lidhje me ngjarjen e publikuar në median sociale dhe në median televizive mbi një zënkë me mjete prerëse midis dy gjimnazistëve minorenë të shkollës “Qemal Stafa”, ndiejmë detyrim të sqarojmë opinionin publik se:

– Gjimnazi “Qemal Stafa” nuk zhvillon proces mësimor pasdite, zhvillon proces mësimor vetëm me një turn dhe paradite;

– Në ambientet e gjimnazit “Qemal Stafa” prej gati dy vitesh zhvillon mësim pasdite gjimnazi me orientim gjuhësor “Asim Vokshi” dhe nxënësit që janë konfliktuar nuk janë nxënës të gjimnazit “Qemal Stafa”;

– Informacioni nga autoritetet është dhënë gabim;

– Policia e Shtetit do të ketë komunikatën e vet për shtyp, në të cilën do të saktësojë rrethanat e ngjarjes.

Për sa më sipër gjimnazi “Qemal Stafa” i kërkon ndjesë çdo nxënësi, prindi, mësuesi apo pjesëtari të komunitetit tonë për këtë dezinformim nga media, pa marrë informacionin e saktë dhe të plotë dhe që vë në diskutim sigurinë e nxënësve të shkollës Qemal Stafa.

Drejtoria e shkollës bashkë me mësuesit ka përparësi sigurinë e fëmijëve në shkollë, e cila është po aq e rëndësishme sa mësimdhënia.

Advertisement