Connect with us

Kronike

Sherri mes të miturve që përfundoi në tragjedi, autori nuk ishte nga i njëjti fshat me viktimën 14 vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pirg të Maliqit. Siç bën me dije polici një sherr me thika mes dy të miturve, i ka marrë jetën një 14-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Pirg. Erald Xhejo, 14 vjeç si pasojë e plagëve të marra nga sherri me thika, ka ndërruar jetë në spital.

Sakaq, 14-vjeçari tjetër, autori i dyshuar i ngjarjes është në spital për të marrë mjekim në mbikqyrjen e policisë. Viktima është nga fshati Zvirina, ndërsa autori nga Leminoti.

Njoftimi i policisë:

 

 

Rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një konflikt dyshohet me mjet prerës (thikë) mes dy 14-vjeçarëve.

Si pasojë e plagëve të marra shtetasi E. Xh., 14-vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

14-vjeçari tjetër autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement