Connect with us

Kronike

Sherri në Hamallaj, dëshmon gardisti: Na ofendoi, qëllova me armë për të…

DURRËS- Një ditë pas sherrit të rëndë mes dy familjeve në Hamallaj të Durrësit, gardisti në detyrë Martin Nikolli, ka dëshmuar në polici. Në dëshminë e siguruar ai ka thënë se konflikti nisi nga familja Kaçi. Ai tha se ka qëlluar me armë zjarri me qëllim për të ndalur konfliktin që nisi kryefamiljari Pjetër Kaçi.
“Erdhi babai i palës tjetër dhe na ofendoi. Konflikti ka nisur në fillim nga ana e tyre. Mes pas gjërat u përkeqësuan dhe nisi konflikti më i rëndë. Në fund kam qëlluar me armë në ajër. Qëllimi ka qenë për të ndaluar sherrin dhe konfliktin që kishte nisur. Nxora armën për të qëlluar në momentin që sherri po degradonte deri në përdorim të sendeve dhe objekteve të forta.”- tha Nikolla në dëshimë e tij.
Kujtojmë se ditën e djeshme, pas një sherri masiv për rrugën, dy familjet në Hamallaj Nikolla e Kaçi u përfshinë në një konflikt me shkopa bejsbolli e armë. Si pasojë e këtij konflikti u plagosën 3 persona. Martin Nikolla, punonjës i Gardës, qëlloi me armën e shërbimit në ajër, por fatmirësisht nga të shtënat nuk është lënduar askush. Menjëherë, Ministria e Brendshme e ka përjashtuar nga Garda, ndërsa AMP (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore), e ka arrestuar për tre vepra penale, “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Po ashtu në pranga është vënë edhe vëllai i tij, Alfred Nikolla, 46 vjeç. Ka qenë Pjetër Kaçi, 80 vjeç, kryefamiljar i familjes Kaçi, i cili po kalonte në rrugën e lagjes kur Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolla i kanë zënë rrugën duke i thënë pse na sheh dhe pas këtij debati e kanë goditur të moshuarin.
Shkak i sherrit janë konflikte të vazhdueshme për rrugën e lagjes të cilën banorët e kanë shtruar para 10 vitesh me lekët e tyre, si edhe disa rrethime të komshinjve që familja Nikolla kërkon t’i heqë pavarësisht se kanë nga 30 vjet që janë aty.

Advertisement