Aktualitet
Sherri në Pogradec me kryeplakun/ Arrestohet Jetmir Muçllari, ndërtoi pa leje në zona të mbrojtura

Është vënë në prangat e policisë Jetmir Muçllari, pronari i hotel “Driloni” në Pogradec, i cili ditën e djeshme u përlesh fizikisht me kryeplakun e Tushemishtit, Ilirjan Tasellari, dhe një person tjetër, për një rrugë, të cilët e pretendonte të vetën.
Pas konfliktit, policia nisi hetimet dhe zbuloi se Jetmir Muçollari kishte kryer punime ndërtimore pa leje në sipërfaqen e tokës që ai pretendon se është në pronësi të tij. Megjithatë, rezulton se kjo tokë është pjesë e një zone të mbrojtur.
Muçollari akuzohet për veprat penale “shpërdorim i tokës” dhe “ndërtim i paligjshëm për qëllime përfitimi”.
Mësohet se Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) i Pogradecit kishte pezulluar punimet në këtë zonë një javë më parë. Çështja i ka kaluar tashmë Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

