Connect with us

Aktualitet

Sherri në rezidencat e Rolling Hill, dhunohet rëndë një 19 vjeçar (Emri)

Policia e Tiranës ka dhënë detaje mbi sherrin e ndodhur në një nga rezidencat e Rolling Hill, pasditen e së premtes. Sipas burimeve policore dyshohet se është dhunuar një i ri rreth 19 vjeç, Kristi Fufi.

Fillimisht kanë qenë disa persona me makinë dhe kanë marrë shkopinj dhe sende te forta nga bagazhi i makinës së tyre dhe kanë sulmuar të riun.

Sapo kanë mbërritur, agresorët nuk e kanë gjetur të riun dhe kanë hyrë edhe brenda lokalit duke e kërkuar derisa e kanë gjetur dhe e kanë dhunuar.

Dyshohet se një prej agresorëve ka pasur edhe një armë zjarri në dorë por nuk ka qëlluar. I riu i dhunuar ka marrë dëmtime në kokë dhe trup.

 

 

Tiranë/Informacion paraprak.

Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.

Advertisement