Lifestyle
Shëtitjet dhe udhëtimet ju bëjnë më të lumtur sesa martesa
Nuk ka rëndësi se a udhëtoni vetëm me një çantë të shpinës apo e bëni një rezervim në një hotel luksoz – të gjitha përvojat e udhëtimit ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj dhe jua rrisin nivelin e endorfineve.
Për shumë njerëz, gëzimi që e sjell udhëtimi mundet të jetë më i madh sesa ngjarjet tjera të rëndësishme në jetë, siç është martesa apo lindja e fëmijës.
Dhe, sipas hulumtimeve të kryera nga së fundmi, është konfirmuar se njerëzit e vlerësojnë shëtitjen dhe udhëtimet aq shumë saqë janë në krye të listës me gjërat që iu sjellin më së shumti lumturi në jetë.
Udhëtimet ju bëjnë të lumtur menjëherë
Për t’i marrë rezultatet e duhura, kompania ‘Booking.com’ i ka intervistuar 17,000 njerëz nga 17 shtete të ndryshme.
Pjesëmarrësit kanë konfirmuar se shumë pak gjëra mund t’i zëvendësojnë udhëtimet kur bëhet fjalë për lumturinë.
P.sh. 77% e njerëzve kanë thënë se duan të shkojnë në pushime kur kanë nevojë ta rrisin disponimin sa më shpejt.
Udhëtimet sjellin më shumë lumturi sesa ngjarjet tjera të rëndësishme në jetë
Pjesa më intriguese e këtij studimi është se njerëzit kanë pohuar që i vlerësojnë udhëtimet më shumë sesa partnerin e tyre dhe më shumë sesa ngjarjet tjera të lumtura në jetë.
49% e pjesëmarrësve kanë thënë se kanë ndjerë lumturi më të madhe kur e kanë planifikuar dhe kanë shkuar në një udhëtim sesa gjatë ditës së tyre të dasmës.
Pothuajse gjysma e njerëzve të intervistuar kanë deklaruar se dalja në takim romantik me partnerin/partneren nuk ua rritë disponimin po aq shumë sa shëtitjet.
Po ashtu, 45% kanë deklaruar se fejesa nuk i ka kënaqur emocionalisht po aq shumë sa udhëtimet.
As blerja e gjërave nuk ju sjell më shumë gëzim sesa udhëtimet
Gjithashtu ka rezultuar se njerëzit i vlerësojnë eksperiencat e mira si më të rëndësishme sesa posedimi i shumë gjërave materialiste.
70% e pjesëmarrësve kanë deklaruar se shkuarja në pushime u sjell kënaqësi që zgjatë shumë më shumë sesa lumturia që e kanë kur blejnë gjëra.
72% e të anketuarve kanë treguar se mjafton vetëm të filloni ta planifikoni një pushim për t’u ndjerë më të lumtur.
P.sh. 80% e njerëzve ndihen të emocionuar vetëm kur e shikojnë hartën dhe i zgjedhin vendet që do të dëshironin t’i vizitonin.