Connect with us

Aktualitet

Shfrytëzonte nipin për para/ Prokuroria kërkon 5 vite burg për Natashën e ‘Tik Tok-ut’ dhe djalin e saj

Prokuroria e Beratit kërkoi dënimin me 5 burg për Armand Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombollas, babai dhe gjyshja e 10-vjeçarit, të cilin e shfrytëzonin për video banale në rrjete sociale. Prokuroria kërkon përkatësisht 3 vite burg për Armando Kumarakun, babain e të miturit si edhe dënim plotësues ‘Humbjen e përgjegjësisë prindërore’. Ndërsa për gjyshen e 10-vjeçarit Natasha Rombulan, Prokuroria kërkon 2 vite burg.

Rombla dhe djali i saj Armando Kumaraku akuzohen për keqtrajtim të të miturit, më konkretisht, nipit të saj dhe njëkohësisht djalit të Kumarakut nga një martesë e dështuar. Ata nxirrnin në rrjetin social TikTok djalin e mitur duke e mësuar të ofendonte me fjalor banal si dhe të shante nënën e tij biologjike.

NJOFTIMI:

Keqtrajtuan djalin dhe nipin duke e detyruar të publikojë video banale në rrjetet sociale, Prokuroria Berat kërkon 3 dhe 2 vite burg për babain dhe gjyshen Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat kërkon deklarimin fajtor të shtetasve A.K. dhe N.R. për kryerjen e veprës poenale ‘keqtrajtimi i të miturit’ parashikuar nga neni 124/b/2 dhe 25 i Kodit Penal

Në përfundim të gjykimit, vlerësohet se akuza e ngritur në ngarkim të të pandehurve është tërësisht e provuar, ndaj gjatë pretencës Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit A.K. dhe dënimin e tij me 3 vite burgim si dhe dënim plotësues ‘Humbjen e përgjegjësisë prindërore’. Ndërsa për shtetasen N.R., dënimin me 2 vite burgim. Të dy të pandehurit, nënë e bir, kanë keqtrajtuar djalin e mitur, (djali dhe nipi i të pandehurve) kanë komunikuar me fjalë banale me të miturin dhe e kanë detyruar dhe të, të flasë në të njëjtën mënyrë në rrjetet sociale ‘Youtube’ dhe ‘TikTok’.

Gjatë seancës vlerësuse është arrit në përfundimin se i mituri ka qënë i kërcënuar vazhdimisht dhe është ndjerë nën presion nga babai dhe gjyshja si dhe është ekspozuar në rrjetet sociale në mënyrë abuzive me gjuhë dhune dhe fjalor denigrues i cili nuk është i përshtatshëm për moshën në të cilën ndodhet i mituri. Po kështu, i mituri është ekspozuar kundrejt lëndëve narkotike, gjë e cila është e papranueshme për moshën që fëmija ka. Ai është nxitur nga gjyshja dhe babai i tij për t’u bërë pjesë e rrjeteve sociale (Tik-Tok) në video pa dëshirën e tij, gjë e cila ka ndikuar në gjëndjen e rënduar emocionale të fëmijës së mitur. Bullizimi që ushtrohet duke ju drejtuar me epitete të ndryshme gjithashtu kanë rënduar gjendjen e tij psikologjike.

Në përfundim të hetimeve paraprake, pas analizës në tërësi të të dhënave dhe provave të marra, arrihet në përfundimin se, ka të prova të mjaftueshme se të pandehurit A.K. dhe N.R. kanë kryer veprën penale për të cilën u akuzuan. Ata kanë kryer veprime të cilat konsistojnë në keqtrajtim fizik dhe psikologjik të të miturit dhe detyruar këtë të fundit për të kryer veprime që dëmtojnë zhvillimin e tij mendor dhe fizik që ka sjellë si pasojë simptoma të çrregullimit të personalitetit anti social te i mituri, duke qënë se të gjithë modelet që ai ka pasur kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në jetën e tij dhe në zhvillimin e tij si individ.

Advertisement