Connect with us

Aktualitet

Shi e erëra të forta, Instituti i Gjeoshkencave jep paralajmërimin: Ja kush janë qytetet që do të preken nga moti i keq

Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar për kushte atmosferike të paqëndrueshme që konsistojnë në reshje të dendura shiu e erëra të forta përgjatë pasdites së sotme (30 Gusht) dhe ditës së nesërme.

Qytetet kryesore që do të preken janë Tirana, Durrësi, Lezha, ndërsa në pjesën tjetër priten reshje mesatare dhe të dobëta.

“Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, për momente të shkurtra, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë, dt. 30) dhe nesër (e diel, dt. 31) priten reshje intensive në qarqet Lezhë Durrës dhe Tiranë. Në qarqet Shkodër, Dibër, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Në qarkun Kukës dhe Fier priten reshje mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, për momente të shkurtra, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë.

TEMPERATURA

Nesër (e diel, dt. 31) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 19 / 23 °C

në vendet e ulëta: 18 / 26 °C

në vendet malore:  14 / 24 °C

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt. 30) dhe nesër (e diel, dt. 31) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë në bregdet dhe zonat malore.

ZJARRET NË PYJE            

Sot pasdite (e shtunë, dt. 30) pritet rrezik “I ULËT” në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel “S’KA RREZIK”. Nesër (e diel, dt. 31) pritet nivel “S’KA RREZIK” në të gjithë qarqet.

Advertisement