Bota
Shifra alarmante nga Covid, zgjatet gjendja e jashtëzakonshme në Çeki
Ligjvënësit çek votuan sot për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme deri më 20 nëntor. Situata epidemiologjike po tregon shenjat e para të një përmirësimi.
Qeveria shpalli një gjendje të jashtëzakonshme 30-ditore më 5 tetor për ta bërë më të lehtë vendimmarrjen, dhe i duhej pëlqimi i parlamentit për ta zgjatur atë.
Republika Çeke renditet e dyta në Bashkimin Evropian me numrin e rasteve të reja të të infektuarve me COVID-19 për 100,000 banorë, dhe është e para për numrin e vdekjeve, sipas të dhënave të përpiluara nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.
Deri më tani Çekia ka regjistruar 310,000 raste me koronavirus dhe 2,862 vdekje.
“Ajo që po ndodh tani është ndoshta fillimi i një rënie të rasteve” u tha gazetarëve ministri i Shëndetësisë Jan Blatny. “Por, ne padyshim nuk kemi kaluar më të keqen”, tha ai.
Shkollat, restorantet dhe shumica e dyqaneve janë mbyllur në Çeki si dhe janë kufizuar tubimet publike. Gjatë natës është vendosur orë policore, si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.