Connect with us

Politike

Shifrat e regjistrimit të popullsisë/ Berisha: Rama po manipulonte në mënyrë të tmerrshme

“Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të pamposhtur të dinjitetit, shpresës, besimit dhe fitores së shqiptarëve. Një mirënjohje të pakufishme ndaj jush dhe nderimin më të madh. Mirënjohje të pakufishme oratorëve të kësaj platforme të të vërtetave të mëdha të shqiptarëve. Miqtë e mi, sot po lexoja një shkrim të një puthadori të Edi Ramës, i cili shkruante: u trondita shumë dhe më erdhi keq që nuk e kisha ditur më parë letrën e të ndjerës, mësueses Ina Kasimati. Në një kohë kur ajo letër është lexuar në këtë platformë dhe ka tronditur mbarë vendin.

Por jo veshëmbyllurit e Edi Ramës, të paguarit e tij. Jo lakejtë e tij, të cilët mashtrojnë shqiptarët. Të cilët aplikojnë censurën më të paskrupullt ndaj qytetarëve të vendit në mbështetje të një regjim genocidal ndaj kombit. Të dashur miq, ashtu siç kishim paralajmëruar në mënyrën më të përsëritur manipulimin e tmerrshëm që Edi Rama dhe zyrtarë të papërgjegjshëm të tij po u bënin shifrave të regjistrimit të përgjithshëm të popullatës, ajo u faktua sot në mënyrën më të shëmtuar dhe më të plotë. Pas publikimit të shifrave, një publicist i njohur shqiptar shtroi pyetjen: mirë, po unë kur do mësoj të vërtetën se sa shqiptarë ka në Shqipëri? Të presim nga hakerat iranianë, thotë, se mos e nxjerrin atë të dhënë. Gjer këtu ka arritur puna me këtë njeri që nuk ka asnjë kod moral ndaj vendit dhe kombit të tij,” tha Berisha.

Advertisement