Connect with us

Aktualitet

Shisnin ilaçe kontrabandë, lihen në arrest shtëpie çifti i farmacistëve

Çifti Angjeli nga Saranda, të cilët u arrestuan nga policia e Vlorës për kontrabandë të medikamenteve mjekësore, janë lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Bëhet fjalë për Kristo Angjeli 64 vjeç dhe Aleksandra Angjeli, 62 vjeçe. Në farmacinë e tyre në lagjen nr. 1 në Sarandë, gjatë një operacioni të Policisë, u gjetën një sasi medikamentesh të llojeve të ndryshme, të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës, të cilat ishin futur kontrabandë.

Operacioni i koduar ‘Storage’ ka vijuar me kontrollin e banesës së tyre, të cilët janë munduar që t’i orientojnë shërbimet e Policisë, në një banesë tjetër, me qëllim shmangien e kontrollit në banesën e tyre. Pasi forcat blu arritën të hynin në banesën e tyre, zbuluan se në 2 dhoma kishin magazinuar 1287 lloje medikamentesh mjekësore në sasi të ndryshme, me vlerë rreth 70 mijë euro. Medikamentet mjekësore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Advertisement