Connect with us

Aktualitet

‘Shkak angazhimi im politik’/ Digjet makina e anëtares së KZAZ-së në Konispol

Një automjeti i është vënë zjarri mesnatën e kaluar në fshatin Shalës, bashkia Konispol. Mësohet se automjeti është në pronësi të Ada Murtaj, e cila është dhe anëtare e KZAZ 92 në Konispol.

Sipas pretendimit të saj, nuk ka patur konflikt me asnjë person në fshat dhe djegia e mjetit lidhet me angazhimin e saj politik në mbështetje të kandidatit Ergest Dule i cili është zgjedhur kryebashkiak i Konispolit.

Pranë saj në momentin kur ka marrë lajmin ka qenë edhe deputetja e PS Anila Denaj.

Ndërkohë nga ana e policisë nuk ka asnjë reagim për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement