Connect with us

Aktualitet

Shkaktoi 2 aksidente, denoncim ndaj Arlind Lagjit: Kishte lidhje me ish-gruan time

Pas aksidentit të dyfishtë të shkaktuar nga ish-drejtori i doganës së Fierit, Arlind Lagji, ku u plagosën dy persona, ka reaguar edhe ish-bashkëshorti i gruas që Lagji kishte një marëdhënie. Algert Belulaj, ka reaguar për ‘Infrared.a’, duke hedhur akuza të forta mbi të dhe mbi ish-bashkëshorten ku sipas tij ai është aksidentuar qëllimisht nga kjo e fundit.

Belulaj shprehet se për aksidentin që i shkaktoi ish-bashkëshortja e u mbyll me ndihmën e Lagjit, ekzistojnë të gjitha provat në prokurori dhe frika e tij është se do të dalë i pa lagur edhe nga aksidenti i djeshëm. Belulaj është shprehur se është dashur të largohet nga Shqipëria pasi zbuloi tradhëtinë e bashkëshortes me ish-kreun e doganës së Fierit i cili dhe e dhunoi.

‘Ky është rast i përsëritur, pasi më ka goditur është larguar. Ky është një rast i paralajmëruar shumë qartë, se e kam denoncuar atë person në organet e shtetit. Nuk është marrë asnjë masë ndaj atij personi. Ai del në rrugë, sikur nuk ka kryer asnjë vepër penale. Unë jam këtu pasi në Shqipëri jam përndjekur nga personi, nga persona të paidentifikuar. Më pas nuk më ka dalë dikush garant, kam kërkuar azil. Në bazë të asaj që konstatoj, dyshoj se prokuroria e Fierit është e kapur nga krimi. I bëj thirrje opinionit publik se personi në fjalë mund të marrë jetë njerëzish, ai deklaron se është kriminel, që ka dijeni për vrasje.’

Konflikti i Lagjit dhe Belulajt u bë publik pak kohë më parë ku ky i fundit denoncoi Lagjin dhe bashkëshorten e tij për lidhjen jashtë-martesore ndërsa pas akuzave, ish-drejtori i doganës së Fierit u pezullua.

Në aksidentin e djeshëm të shkaktuar nga Arlind Lagji, fillimisht u plagos një grua ndërsa më pas në tentativë për tu larguar nga vendngjarja, me fuoristradën e tij goditi një tjetër automjet i cili dëmtoi më pas dëmtoi një shtyllë ndriçimi.

Më poshtë reagimi i plotë i Algert Belulaj:

Advertisement