Kronike
Shkaktoi aksident duke ecur indietro në autostradën Vlorë-Fier, arrestohet autori
VLORË– Policia e Vlorës ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili shkaktoi një aksident të rrezikshëm mbrëmjen e të dielës në autostradën Vlorë-Fier. I arrestuari, N.A., banues në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, mësohet se po ecte mbrapsht në autostradë me makinën e tij tip Mercedes-Benz të dielën rreth orës 18:00, dhe si pasojë është përplasur me një tjetër makinë, tip Seat. Si pasojë është plagosur pasagjerja që ndodhej në makinën Seat, e cila u dërgua në spitalin e Vlorës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË:
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin N.A.,27 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, pasi në autostradën Vlorë-Fier,duke drejtuar automjetin e markës “Mercedez Benz”, është përfshirë në një aksident me automjetin e markës “Seat Ibiza” ku si pasojë kanë mbetur të dëmtuar lehtë, pasagjerët në automjete”