Kronike
Shkaktoi aksident pasi ishte në gjendje të dehur, vihet në pranga 38-vjeçari
Një 38-vjeçar nga Korça është arrestuar, pasi një ditë më parë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur përplasi një makinë të parkuar si dhe plagosi një këmbësor.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr.6 në Korçë, nga ku mbeti i plagosur një 73-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Lidhur me këtë rast, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.