Politike
Shkarkimi i Alibeajt, Salianji: Kam folur me Berishën
Deputeti Ervin Salianji, i cili ka marrë përsipër mbledhjen e firmave të deputetevë të grupit parlamentar të PD-së për shkarkimin e Enkelejd Alibeajt, thotë se ka pasur komunikime të vazhdueshme me kryedemokratin Sali Berisha. I ftuar në nje emision televiziv, Salianji tha se ka vënë re se mes demokratëve ka ende deputetë që kanë mendime ndryshe. Ai tha se nuk bën dot asgjë për tu ndryshuar mendimet, por shtoi se aktualisht janë në betejë me qeverinë dhe për momentin duhet të fokusohen tek kjo e fundit.
“Po kam pasur komunikim, pa diskutim, shoh që ka qëndrime të caktuara. Ka fraksione dhe shprehës të mendimit ndryshe, ka njerëz që mendojnë ndryshe dhe unë nuk ua ndryshoj dot qëndrimit. Ka bashkime që bëhen edhe duke pasur mendime ndryshe, ka beteja brenda partisë, pork a dhe beteja me qeverinë. Në këto momente ne jemi në betejë me qeverinë dhe duhet ta bëjmë këtë gjë,”- tha Salianji.