Politike
Shkarkimi i Shvarc/ Meta: Lajm për të hequr vëmendjen nga…
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar edhe lajmin mbi shkarkimin e Edvin Shvarc, djalit të Robert Shvarc nga detyra si drejtori i informimit publik dhe marrëdhënieve me jashtë në Presidencë.
Në një intervistë për News24 Meta tha se shpreson që të jetë një muhabet vere e një lajm i prodhuar nga portalet e Endri Fugës për të hequr vëmendjen nga çështjet e tjera.
“Shpresoj që të jetë muhabet vere dhe ky, se nuk besoj që është e vërtetë. A ka qenë institucion i palëvizshëm në këtë institucion të shtetit tonë. Ndoshta është lajm i portaleve të Fugës, për të hequr vëmendjen nga çështjet e mëdha,”- tha Meta.
Shkarkimi i Shvarc nga detyra solli reagime të shumta nga gazetarë e njerëz të njohur të politikës e medias. Edvin Shvarc në presidencë mbante postin e Drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Median, dhe sipas urdhrit të Presidentit është pushuar pasi akti i emërimit në këtë pozicion konsiderohet i pavlefshëm. Po ashtu në urdhër thuhet se Shvarc nuk ka njesuar diplomën nga amerikane në shqiptare nga Ministria e Arsimit.