Politike
Shkarkimi që u shoqërua me debat/ Rama: U ka rënë Diella në kokë, u detyruam të merrnim një hap…

Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes me ministrat dhe deputetët socialistë të kryeqyteti e ka cilësuar vendimin e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt nga kreu i bashkisë, si hap të debatueshëm, por të detyrueshëm për fatin e qytetarëve të Tiranës.
Edi Rama: Këshilli bashkiak shkarkoi dje për ti hapur rrugë zgjedhjeve të reja. Janë thënë dhe llomotitut shumë gjëra lidhur me këtë hap por s’ja vlen të merremi as me ata që i ka rënë Diella në kokë, as me ata që e quajnë diktaturë kur shumica parlamentare detyrohet të kalojë në votimin e programit pasi i ndalohet tja paraqisë programin Kuvendit me metodat famëkëqija të rrylave të fytit dhe brrylave në sallën e Kuvendit.
Dhe as ata që 3 herë rresht nuk e mundën dot Erionin me luftën e tyre patologjike, kandidaturat e tyre politike dhe me karrikaturat e tyre mediatike që sot fryjnë gjokset me sebepin e një letre anonime ndaj një kundërshtari të lidhur duar e këmbë.
Megjithatë gjyqi i tyre prej tellallesh prej të tezgave të pazarit mediatic e të pasqyrave të gjykatave sociale është një temë tjetër ashtu sikundër është temë tjetër çekuilibri i peshores së drejtësisë në rastin e kryetarit të bashkisë.

