Rajon
Shkarkohet Milorad Dodik, liderit separatist në Bosnje i hiqet mandati presidencial

Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjës dhe Hercegovinës ia ka revokuar mandatin Presidentit të dënuar ligjërisht të Republika Srpska, Milorad Dodik.
Vendimi u mor unanimisht në seancën e sotme.
Autoritetet zgjedhore të Bosnjës e morën këtë vendim ndaj udhëheqësit separatist serb të Bosnjës, pas një vendimi të gjykatës së apelit që e dënon atë me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim për të gjitha aktivitetet politike.
Komisioni Qendror Zgjedhor tha se Dodik ka të drejtë të apelojë, me zgjedhje të parakohshme presidenciale që do të mbahen 90 ditë pas vendimit. Votimi i fundit presidencial serb i Bosnjës u mbajt në vitin 2022.
Mandati i Dodik si president serb i Bosnjës u revokua sepse ai u dënua ligjërisht me një vit burg dhe iu dha një ndalim gjashtëvjeçar për aktivitet politik.
Një gjykatë apeli në Bosnjë-Hercegovinë konfirmoi të premten një vendim të mëparshëm gjykate që dënoi udhëheqësin pro-rus serb të Bosnjës me një vit burg dhe e ndaloi atë të merrej me politikë për gjashtë vjet për shkak të veprimeve të tij separatiste.
Për vendimin e KQZ-së për t’i revokuar mandatin, reagoi menjëherë edhe Milorad Dodik i cili ka shpërthyer në ofendime ndaj Bosnjes.
“Një tjetër copë mut nga Sarajeva. E fundit,” shkroi Dodik në X.
Më pas ai publikoi një postim tjetër në të cilin shkroi: “Dorëzimi dhe heqja dorë nuk ekzistojnë. Dorëzimi nuk është një opsion.”

