Connect with us

Aktualitet

Shkarkohet nga detyra kreu i SHISH, Helidon Bendo

Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo është shkarkuar nga detyra. Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot lirimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar. Bendo i cili ndodhet prej muajsh në SHBA për trajtim, është shkarkuar nga detyra me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

DEKRETI

Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar, Zotit Helidon Bendo

DEKRET PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV KOMBËTAR

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafit 2, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit,

DEKRETOJ:

Zoti Helidon Bendo, lirohet nga detyra e drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar.

Dekret nr. 13887

Tiranë, më 23.12.2022 BAJRAM BEGAJ

Bendo ishte në krye të institucionit që prej vitit 2017. 

Advertisement