Bota
“Shkatërruam armën bërthamore”/ Trump pas samitit të NATO-s: Nuk kam interes për bisedime me Iranin

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se nuk është i interesuar të rifillojë bisedimet me Iranin për armët bërthamore.Në konferencën për shtyp pas samitit të NATO-s në Hagë, Trump tha se sulmet e SHBA shkatërruan armët bërthamore të Iranit, shkruan ntv.al.“Nga mënyra se si e shoh unë, ata luftuan, lufta ka mbaruar. Nuk më intereson nëse kam apo jo një marrëveshje» sepse ne shkatërruam armën bërthamore», duke shuar ambiciet atomike të Iranit. Ata nuk do ta bëjnë gjithsesi. Ata e kanë përjetuar këtë gjë”, theksoi ai.

