Connect with us

Aktualitet

Shkelen rregullat, grumbuj njerëzish para qendrave të votimit në Durrës

Procesi i votimit ka nisur dhe në zonën e Spitallës në Durrës, por një situatë jo normale duket jashtë ambienteve të Qendrës së Votimit.

Nga pamjet duket qartësisht shkelja e rregullave pasi ka grumbuj njerëzish e automjetesh para Qendrës së Votimit. Në shkollën “Neim Babameto” në Durrës, ku është e vendosur një Qendër Votimi nuk ka nisur ende procesi i votimit. Nuk ka ende votim në ambientet e kësaj shkolle ku janë vendosur njerëz të shumtë që kanë bllokuar procesin e votimit. Sipas urdhrit të kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashi në ambientet e QV nuk duhet të ketë grumbullim njerëzish. Por të dy partitë duket se i kanë vendosur këtu simpatizantët e tyre.

3.650.550 shtetas shqiptarë kanë të drejtën e votes. 122.545 persona votojnë për herë të parë. 5213 qendra votimi janë të hapura në 61 bashkitë e vendit. Qytetarët zgjedhin kryebashkiakun dhe Këshilltarët për Këshillat Bashkiakë.

Advertisement