Connect with us

Bota

Shkelet armëpushimi? Ushtria izraelite: Sirenat janë ndezur në veri, Irani ka lëshuar raketa

Në orët kur po flitet për hyrjen në fuqi të armëpushimit mes Iranit dhe Izraelit, ushtria izraelite njofton se ka dhënë alarmin në veri të vendit pasi Irani sipas saj ka lëshuar raketa në drejtim të tij.

? Sirens sounding in northern Israel due to missile fire from Iran ? pic.twitter.com/woGhqD7VCK

— Israel Defense Forces (@IDF) June 24, 2025

Agjencia iraniane e lajmeve Fars, e afërt me qeverinë e Teheranit, raportoi se “pas sulmit të fundit me raketa, armëpushimi me Izraelin filloi në orën 7:30 të mëngjesit me orën lokale.” Edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka konfirmuar se ka pranuar propozimin e SHBA, duke thënë se arritën objektivat e tyre në Iran.
Disa orë pasi presidenti i SHBA njoftoi arritjen e një marrëveshjeje, u raportuan sulme me raketa në disa zona të Izraelit. Sirenat e alarmit ranë në Tel Aviv, Jerusalem dhe në shumë zona të tjera të qendrës së shtetit hebraik. Sipas raportimeve, 4 persona u vranë pasi një raketë goditi një ndërtesë banimi në Beer Sheva, ndërsa 22 të tjerë u plagosën.
Pavarësisht njoftimit të Iranit se armëpushimi ka hyrë në fuqi, alarme të reja u ngritën në Izrael dhe Bregun Perëndimor.
Trump njoftoi përmes Truth Social se ishte rënë dakord për një armëpushim “total” midis Iranit dhe Izraelit për t’i dhënë fund konfliktit të tyre aktual. Njoftimi erdhi disa orë pasi Irani nisi një sulm me raketa ndaj bazës ushtarake amerikane në Katar, në përgjigje të sulmeve amerikane ndaj objekteve të tij bërthamore;
Ndërkohë, ushtria izraelite ka thënë se qytetarët e saj tani mund të largohen nga zonat e mbrojtura, duke sinjalizuar fundin e kërcënimeve me raketa iraniane.

Advertisement