Connect with us

Kosova

Shkëlzen Maliqi e quan teveqel Kurtin: Nga media kroate na çoi selam se pajtohet me Amerikën

Opinionisti Shkëlzen Maliqi e ka etiketuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin si ”teveqel“.

Kjo pas intervistës së Kurtit për gazetën kroate ”Veçernji List“, ku Kurti citoi qëndrimin amerikan për atë se çfarë duhet të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Por, Maliqi thotë se kryeministri nuk e përmend fare “që ka qenë gabim“.

”A thua Albini, më në fund, e paska mbledhur mendjen pasi një vit luajti lojën prej teveqelit të pabindur? Nga mediat kroate, na çoi selam kthjellësie të pajtimit të plotë me Amerikën… Vetëm diçka mungonte. Teveqeli i përrallës së moçme shqiptare çdo herë kur bënte sherre i thoshte vetes: “Gabova, mend për herën tjetër!” Mirëpo, e harronte i shkreti teveqel mësimin, dhe sërish e sërisht gabonte. Megjithatë, ka një dallim nga përrallat. Teveqeli Albin Kurti nuk thotë fare se ka qenë në gabim. Përralla në lesh, shëndeti prej nesh” –  ka shkruar Maliqi në Facebook

Kurti gjatë asaj interviste ka thënë po ashtu se perëndimi “është duke e falur Vuçiqin”, duke shtuar se SHBA-ja dhe BE-ja kanë pritshmëri të ulëta për presidentin serb.

Advertisement