Connect with us

Kosova

Shkëlzen Maliqi tregon se kur do t’i hiqen masat Kosovës

Publicisti, Shkëlzen Maliqi ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend, dhe duke komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Hovenier I cili tregoi se pse nuk është bërë publik Draft-Statuti i Asociacionit, tha se duhet t’i besojmë Amerikës si zakonisht, dhe theksoi  “të shpresojmë se Kurti e ka kuptuar procesin’’

“E shpjegoi ambasadori amerikan, se ka momente kur nuk është mirë të nxirret Draft-Statuti për shkak se mund të ketë reagime ose keqinterpretime edhe në Beograd edhe në Prishtinë, që mund ta pengojnë procesin. Ai dha garancitë se Draft-Statuti është i harmonizuar me Kushtetutën e Kosovës dhe duhet t’i besojmë si zakonisht” – deklaroi Maliqi.

“Të shpresojmë se kryeministri Kurti e ka kuptuar procesin. Në fillim ka qenë shumë dyshues ose ka menduar se mund ta siguronte sovranitetin e Kosovës me refuzime ndaj këshillave amerikane. Procesi është shumë delikat sepse duhet të ‘thyhet’ Serbia në qëndrimin e saj të fortë për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës. Një lloj kompromisi ndërkohë është arritur se nuk ka nevojë Serbia ta njohë Kosovën pasi e ka problem me Kushtetutën, por do ta njohë ‘de facto’ dhe nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare përfshirë edhe Kombet e Bashkuara. Kjo nuk është ajo që është kërkuar më herët dhe ka qenë qëllimi i dialogut por është një hap shumë përpara dhe pozitiv” – deklaroi publicist Maliqi.

Përsa i përket faktit që nuk janë hequr masat e vendosura nga Bashkimi Evropian për Kosovën, Maliqi, tha se duhet të kryhet procesi. Ai potencoi se nëse Serbia bën lëvizje për t’i iku sërish procesit të dialogut, ata do të ndëshkohen, ndërsa Kosovës do t’i hiqen menjëherë sanksionet. “Duhet të kryhet procesi, duhet të nënshkruhet nga të dy palët dhe të finalizohet kjo fazë. Mund të ndodhë që deri në fund të këtij viti të ketë lëvizje pozitive edhe nga Beogradi, ndonëse atje janë zgjedhjet dhe kjo është paramenduar për të penguar dhe fituar kohë nga ana e Vuçicit. Mendoj se kësaj here çfarëdo që ai do të nbëjë për të bllokuar procesin, do të jetë në dobi të Kosovës. Nëse Serbia nuk bashkëpunon, do të ndëshkohet dhe Kosovës do t’i hiqen sanksionet menjëherë kur ky proces të kryhet”  – deklaroi publicisti Maliqi.

Advertisement