Aktualitet
Shkëmbi 300 kilogram bllokon qarkullimin në tunelin e Skërficës
Një shkëmb rreth 300 kilogram ka rënë në rrugë në aksin Kardhiq-Sarandë, pranë tunelit të Skërficës. Kjo ka sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve, derisa shkëmbi është larguar nga rruga falë ndërhyrjes së autoriteteve përkatëse.
Moti i keq ka përfshirë vendin ditën e sotme dhe janë bllokuar disa akse kryesore të vendit. Në Juglindje dhe në Shqipërinë e mesme ka pasur reshje të dendura. Shirat janë paraqitur në formë shtrëngate shoqëruar me stuhi të forta ere. • Veriu i vendit është mbuluar nga dëbora, veçanërisht në zonën e Kukësit.