Kronike
Shkëmbim zjarri në kufirin Kosovë-Shqipëri
Përplasje me armë zjarri në kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë. • 6 sirianë dhe 1 algjerian kanë rënë në prangat e Policisë shqiptare pasi drejtonin të armatosur në grup kriminal të trafikut të emigrantëve. • Në tentativë për t’i shpëtuar Policisë, disa prej tyre kanë qëlluar mbi ta. • Pas disa orësh ndjekje nga Policia e Kukësit dhe ajo e Kosovës, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 6 prej tyre, si dhe shpallja në kërkim e një shtetasi tjetër. • Në kuadër të operacionit policor të koduar “Strukturimi”, u arrestuan shtetasit: Ayoub Bahhoo 27 vjeç, me shtetësi algjeriane, si dhe Muhaned Nasir 25 vjeç, Nagid Alabdahah 20 vjeç, Muhamed Shehab 21 vjeç, Mohamed Radaëin 20 vjeç dhe Rabii Lqadi 40 vjeç, të pestë me shtetësi siriane, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Sultan Grimashi. • Megjithatë, fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. • Në njoftimin zyrtar për mediat, Policia e Kukësit ka bërë të ditur se ka qenë në një operacion të koduar “Strukturimi” për të goditur një grup të strukturuar kriminal që trafikonte emigrantë nga Greqia për në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi me destinacion vendet e BE-së.