Kronike
Shkembimi territoreve Kosov-Serbi

John Bolton i cili shërbeu si këshilltar për Sigurinë Kombëtare në presidencën amerikane të Donald Trump, ka treguar për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. “Në aspektin politik, ajo në fillim u pa si diçka e pamundur si në Kosovë ashtu edhe në Serbi” – deklaroi Bolton Ai foli gjithashtu për momentin kur Tony Blair I kishte kërkuar të takohej me të dhe të diskutonte idenë e re që tashmë po qarkullonte.
Ish-këshilltari i Trumpit tha se Blairit i ishte përgjigjur njëjtë siç kishte deklaruar ish-Sekretari amerikan i Shtetit, James Baker, kur foli për problemin Izrael-Arabi duke theksuar se “nuk mund ta duam paqen më shumë se vetë palët e përfshira”. “Pra asnjë zgjedhje nuk do t’ju imponohej palëve, por nëse ata pajtoheshin, do ta mbështesnim, theksoi Bolton “Shumë njerëzve nuk u pëlqen ideja e shkëmbimit të territoreve sepse mund të destabilizojë pjesët e tjera të Ballkanit.
Pika kyçe që duhet theksuar është se ka pasur një lloj dakordance paraprake kur filloi të flitej për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë” – theksoi ish këshilltari. “Edhe sot, nëse të dyja palët pajtohen dhe nuk ka imponim me forcë, shkëmbimet e territoreve mund të ndodhin çdo herë” – tha John Bolton

