Connect with us

Bota

Shkencëtarët amerikanë: 8 vitet e fundit, më të nxehtit e regjistruar në histori

Tetë vitet e fundit kanë qenë më të ngrohtat e regjistruara në nivel global, të nxitura nga përqendrimet në rritje të gazeve serrë dhe nxehtësisë së akumuluar. Sipas shkencëtarëve amerikanë, temperatura mesatare globale në vitin 2022 ishte rreth 1,15°C mbi nivelet para-industriale

“2022 ishte një tjetër vit Top Ten, duke forcuar trendin afatgjatë që kemi regjistruar temperature të larta që nga vitet 1970 dhe fundi i shekullit të 19-të.” – thotë Gavin Schmidt, drejtor i Institutit Goddard për Studimet Hapësinore, NASA.

Dhe gjërat sigurisht nuk do të jenë më mirë këtë vit, sipas Schmidt, I cili deklaroi: Ne presim që viti 2023 të jetë më i nxehtë se 2022, edhe sepse intensiteti i ciklonit ‘La Niña’ do të jetë më i ulët”.

Në vitin 2022, planeti u përball me disa fatkeqësi meteorologjike, të cilat morën shumë jetë njerëzish në mbarë botën dhe minuan shëndetin, ushqimin, energjinë, ujin dhe sigurinë e infrastrukturës. Këto përfshijnë përmbytjet dramatike në Pakistan, valët rekord të të nxehtit dhe zjarret shkatërruese në Evropë, Amerikën Veriore dhe Jugore. Probabiliteti për të tejkaluar, të paktën përkohësisht, kufirin 1,5°C të vendosur nga Marrëveshja e Parisit e nënshkruar në 2015 rritet me kalimin e kohës.

Advertisement