Connect with us

Bota

Shkencëtarët Britanikë japin lajmin e mirë: Vaksina mund të jetë gati brenda tre javësh

Sipas “The Sun”, vaksina kundër COVID-19 do të jetë gati më shpejt seç pritej në Britaninë e madhe. Spitaleve në vend po ju thuhet të përgatiten ndërkohë që NHS, Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Britani, planifikon që të parët që do ta marrin vaksinën, do të jenë personat më “vunerabël”.

Kreu i St Thomas’ NHS Foundation Trust, Jon Findlay është shprehur se vaksina do të jetë gati para fundit të muajit.

Sipas “The Sun”, prioritet do t’iu jepet njerëzve në shtëpitë e kujdesiy social, atyre mbi 80 vjeç dhe të gjithë punonjësve në frontin e parë të luftës. Doktorëve u është thënë se do të marrin 12.58 paund, për çdo dozë vaksine që ju bëjnë pacientëve.

Vaksina nuk do t’iu jepet personave që kanë bërë vaksinën e gripit 7 ditët e fundit.

Sipas kreut të “Task-Forcës së Vaksinës”, Kate Bingham, u shpreh se nëse deklarohet si vaksinë e sigurt, 14 milionë doza do të jenë gati para fundit të vitit.

Doktorëve iu është thënë që do të marrin 12.58 paund, për çdo dozë vaksine që ju bëjnë pacientëve.

Ata do të punojnë 12 orë në ditë, shtatë ditë të javës, nëse vaksinës i jepet “drita jeshile”.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *